Flash

Skënder Brucaj tregon përse u tërhoq nga gara për kreun e myslimanëve

Lapsi.al 2 March 2019
Skënder Brucaj tregon përse u tërhoq nga gara për kreun e

Kreu i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj shpjegon për herë të parë arsyet e tërheqjes së tij nga gara. Duke folur për mediat para nisjes së votimit për kryetarin e ri të KMSH-së, Skënder Bruçaj tha se u tërhoq nga gara pasi mendon së ka kandidatë më të mirë se ai dhe se këtë detyrë do ta kryejnë me përgjegjësi. Por dyshimet janë që Brucaj është tërhequr për shkak të presionit të Erdogan, i cili e akuzon atë si të lidhur me Fetullah Gulen. Erdogan e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në Tiranë për inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë me largimin e Skënder Brucajt nga drejtimi i KMSH-së.

Pjesë nga fjala e Skënder Bruçaj:

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje që do beni. Zoti u begatoftë te gjithëve.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI