Këtë të premte vendi ynë u dominua nga kthjellimet dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Era ishte me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale deri në 7-10 m/sek në bregdet. Dallgëzimi ishte i forcës 4 me lartësi vale 0,5 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Sipas IGJEUM, edhe të shtunën nuk priten reshje. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 17 °C
në vendet e ulëta: 5 / 17 °C
në vendet malore: 1 / 12 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. ©LAPSI.al


