Flash

Berisha: Në ministrinë e Brendshme u dogj qëllimisht sistemi TIMS dhe qindra dosje

Lapsi.al 1 March 2019
Berisha: Në ministrinë e Brendshme u dogj qëllimisht sistemi TIMS

Policia e shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, shërbimet e sigurisë konstatuan tym. Sipas të njëjtave burime shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Zyrtarisht thuhet se rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike dhe se ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

“Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht” – thuhet në njoftimin e policisë.

Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një version tjetër të historisë. Ai thotë se nga ky zjarr janë zhdukur prova duke u djegur dosje dhe serverin e TIMS.

“Në zjarr dhoma e TIMS! Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrisë së brendshme për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Ramës, Taulant Begës dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë! Mësohet se janë djegur dhe qindra dosje krimi në dhomën ngjitur. Festë e madhe kanë sonte narkosët në të gjitha nivelet. Rroft Zjarri!” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI