Policia e shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, shërbimet e sigurisë konstatuan tym. Sipas të njëjtave burime shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.
Zyrtarisht thuhet se rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike dhe se ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.
“Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al