Flash

Reportazh i ZDF: Sa mund të qëndrojë në këmbë një qeveri e lidhur me kriminelë (VIDEO)

Lapsi.al 1 March 2019
Reportazh i ZDF: Sa mund të qëndrojë në këmbë

Shtëpitë e tyre dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin një autostrade. Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë.

Banore: “Ku do të shkojmë ne? Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qera dhe, pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”.

Banor: “Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë. Ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Gazetarja për çështjet e drejtësisë Klodiana Lala ka publikuar protokolle përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blere vota në zgjedhjet e fundit nga pjesëtarë të bandave mafioze.

Përgjimi: “Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet”.

Lala: “Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta”.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, këtu e gjuajnë me vezë. Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare. Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim për sa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa.

Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen. Por pyetja është: “sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!”/marrë nga syri.net

https://video.syri.net/upload/videos/2019/03/zunsiBZ8AvsgRBxeG95c_01_bcf22baaee2fed9c9be6600e0506c18a_video_360p_converted.mp4

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI