Flash

FOTO/ Berisha nxjerr emrin: Kush i fiton zgjedhjet për kreun e myslimanëve

Lapsi.al 1 March 2019
FOTO/ Berisha nxjerr emrin: Kush i fiton zgjedhjet për kreun e

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi mbrëmjen e së premtes garën që do të zhvillohet nesër për kreun e ri të komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai shkruan se myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me mbështetjen e kreut të deputetëve të PS-së, Taulant Balla do të zgjidhet në krye të KMSH-së.

“Fiton Imami i narkoshtetit! Hei xhemat! Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj. Për analogji. Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit! Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone!”, - shkruan Berisha.

Kujtojmë që një ditë para zgjedhjeve u tërhoq papritur nga gara kryetari aktual, Skënder Bruçaj. Disa media këtë lëvizje e lidhën me presionin e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Kjo pasi Bruçaj njihet si njeri i mbështetur nga kundërshtari i Erdoganit, Fejtullah Gylen. Tashmë kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI