Flash

Kush është Elton Sefa, i pari shqiptar që do ekstradohet në Britani

Lapsi.al 2 March 2019
Kush është Elton Sefa, i pari shqiptar që do ekstradohet në

I riu 23-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike që prej vitit 2018, qe u arrestua dje në Durrës me qëllim ekstradimi do te jete i pari qe do te ekstradohet pas marrëveshjes me Britaninë. Burime nga Policia thanë se është vënë në pranga shtetasi Elton Sefa, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eagle”. Policia tha dje se autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të urdhërarrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster / Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ky është rezultati i parë pas marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr. 93/ 2017, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957. E në bazë të kësaj marrëveshje, 23-vjeçari Elton Sefa do të jetë shtetasi i parë shqiptar që arrestohet në vendin tonë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI