Flash

Akuza të rënda nga myftiu i Tiranës: Kreu i ri i Komunitetit Mysliman u imponua nga gylenistët

Lapsi.al 2 March 2019
Akuza të rënda nga myftiu i Tiranës: Kreu i ri i Komunitetit

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili ishte një nga 3 kandidatët për kreun e ri të KMSH ka thënë se kreu i ri i KMSH Bujar Spahiu u imponua nga organizma okultë, por pa e specifikuar se kujt i referohej.

“Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua se përkundër dëshirës time të zjarrtë për të të drejtuar një KMSH për shqiptarët sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie”- tha ai.

Sipas Myftiut të Tiranës Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime dhe sipas tij në ditët e ardhshme do ketë zhvillime.

“Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI