Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka komentuar ditën e sotme qëndrimin e deputetes së PD-së Rudina Hajdarit, e cila nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me mandatin e saj si deputete.
Sipas Ndokës, znj.Hajdari u fut në PD për shkak se përfaqësonte të atin, ndërsa tani me qëndrimet që do të mbajë është koha të tregojë vlerat e saj.
Lidhur me plotësimin e vakancave në Parlament, me deputetë të rinj, Ndoka thotë se kjo është një lojë e Edi Ramës, ndërsa i thekson këtij të fundit se opozita nuk mund të zëvendësohet.
“Jemi përballë kolapsit më të madh të pluralizmit shqiptar dhe këtë e bëri Edi Rama”- tha Ndoka.