Flash

Dëshmia në polici e Ervin Matës: Nuk kam lidhje me vrasjen e Fabian Gaxhës

Lapsi.al 2 March 2019
Dëshmia në polici e Ervin Matës: Nuk kam lidhje me vrasjen e

Biznesmeni Ervin Mata, i kërkuar për vrasjen në ish-Bllok të Fabian Gaxhës, pas 5 muajsh i ka dhënë fund arratisë duke u vetëdorëzuar në polici.

Mata nuk ka folur shumë në polici, por ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.

“Nuk kam qëlluar me armë zjarri. Jam larguar i frikësuar pas të shtënave, por nuk kam qëlluar, mua më sulmuan”,- ka thënë Mata

Ai po ashtu është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia e Tiranës sqaron se mbi Ervin Matën rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Por nga ana tjetër, Mata ka kundërshtuar akuzat në adresë të tij duke deklaruar se është larguar me nxitim pas ngjarjes pasi ishte frikësuar. Nuk kam qëlluar me armë zjarri.

Shkak për ngjarjen, sipas dëshmive të administruara nga grupi hetimor, dyshohet të ketë qenë një borxh i pakthyer dhe prishja e pazareve të drogës. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik për shkak se Ervin Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, lidhje së cilës duket se vetë Elvana i ka dhënë fund.

Njoftimi i policisë së Tiranës për Matën

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI