Flash

Rama anulon vizitën në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Shkodra ta ka treguar gjithmonë vendin

Lapsi.al 2 March 2019
Rama anulon vizitën në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Shkodra ta

Pas anulimit të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, ka reaguar kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi.

Ademi në reagimin e saj është shprehur se Rama nuk mund të përballet me qytetarët e Shkodrës sepse ai është shpallur i padëshiruar në atë qytet. Më tej Ademi ka shtuar se ky qytet ka qenë i braktisur tërësisht nga qeveria gjatë kohës që PS ka qenë në pushtet.

Reagimi i plotë i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

“Të dërguarit e Ramës zgjodhën Shkodrën për t’i lëshuar mesazhe opozitës pasi e dinë se në Shkodër nuk mund të përballen drejtpërdrejtë me qytetarët pasi ata do ti jepnin përgjgjen më të mirë, se përse Rama është i padëshiruar në këtë qytet.

Ato mund të bashkohen vetëm me njeri- tjetrin duke bërë demagogji politike, dhe sulme ndaj opozitës por nuk mund të përballen me banorët e këtij qyteti të braktisur nga qeveria.

Rama e ka humbur Shkodrën, jo vetëm në zgjedhjet e 2015-ës, por zhgënjimi ka ardhur duke u thelluar më shumë ndaj tij, pasi në 6 vite nuk është kujtuar për Shkodrën duke i sjellë këtij qyteti vetëm papunësi, korrupsion, mungesë shërbimi, mashtrime dhe bandat e krimit.

Deputetët që vijnë rrallëherë e vetëm në fundjavë në Shkodër, mund t’a konfirmojnë këtë fare mirë, duke pyetur shkodranët për shëndetësinë, arsimin, ndihmën ekonomike, energjinë elektrike, biznesin dhe gjobëveniet e tatimeve e veçanërisht ato të krimit. Të marrë guximin një ditë të vetme Rama dhe grupi i tij që ngushtohet dita ditës, të bëjnë një xhiro siç bëj unë në rrugët e Shkodrës e të fshatrave të saj dhe do ta kuptojë se pse është i paftuar në Shkodër.

Shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë dhe kurrë, asnjë shfaqje në ambjente të mbyllura në makina luksoze, nuk do të impresionojë shkodranët.Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do i’a kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde!”,  shkruan ajo.

Të këshilluara

Meta takim në Lezhë me Haradinajn

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në qytetin e Lezhës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto krahas...

16:51

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI