Flash

Berisha publikon mesazhin që Rama i ka dërguar sot policëve

Lapsi.al 2 March 2019
Berisha publikon mesazhin që Rama i ka dërguar sot policëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një oficeri, i cili shkruan se kryeministri Rama i ka dërguar sot një mesazh policëve.

Ai shkruan se për shkak të protestës së opozitës, Rama ka kërkuar që policëve t’iu jepen rrogat e papaguara për më shumë se një vit, si dhe të përjashtohen nga procesi i vettingut.

Denoncimi i publikuar nga Berisha

“Policet brohorasin rrofte protesta!Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sbPershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

 “Ne whatsapp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe: Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave”, shkruan Berisha.

 

 

Të këshilluara

Meta takim në Lezhë me Haradinajn

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në qytetin e Lezhës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto krahas...

16:51

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI