Flash

Rama takohet me Thaçin në Samitin e II-të të Diasporës Shqiptare

Lapsi.al 1 March 2019
Rama takohet me Thaçin në Samitin e II-të të

Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare po zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Në samit marrin pjesë edhe politikanët shqiptarë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu është pjesëmarrës në samit.

https://www.youtube.com/watch?v=8eb_Hj5pDGU

Gjatë ditës së djeshme ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se: “Këtu sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër (sot) do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju. Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë, jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj”.

Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i PD, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.

Samitin i II-të i Diasporës Shqiptare zhvillon punimet në datat 28 shkurt – 2 mars.

Të këshilluara

Kapet i arratisuri nga burgu i Peqinit

Një 35-vjeçar i dënuar për trafik droge u arratis pasi kishte marrë leje për të shkuar në shtëpi. Ai nuk u kthye në burg në datën e caktuar. Njoftimi  ...

11:19

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI