Flash

Gafa e Edi Ramës në publik, a do të procedohet kryeministri? (FOTO)

Lapsi.al 27 February 2019
Gafa e Edi Ramës në publik, a do të procedohet kryeministri?

Xhupi i Liverpul duket të jetë i preferuari i Edi Ramës kohët e fundit.

Ajo që nuk ka kaluar pa u komentuar në xhupin ‘new entry’ të tij është reklama e kompanisë së basteve on line, “BetVictor” e stampuar në xhup, postë logos së ekipit të futbollit.

Njeriu që e bëri qëllim në vetvete zhdukjen e lojrave të fatit, ka shkelur ligjin që ndalon rreptësisht reklamimin e kompanive të basteve në Shqipëri.

Në takimin me banorë të Lushnjes Rama kishte veshur xhupin e Liverpulit, ekipit anglez të futbollit, sponsor i të cilit është edhe kompania e basteve “BETVICTOR”. Logoja e kësaj kompanie bastesh, ligjore në Angli, është në çdo fanellë të skuandrës ishullore prej shumë kohësh. Por ligji i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga Rama nuk lejon askënd të reklamojë çdo mundësi lojrash fati.

Fanela

Me një kërkim të thjeshtë në motorrin e kërkimit në internet, “Google”, shfaqen mundësitë për të vënë baste, gjë e cila në Shqipëri është e ndaluar me ligjin e iniciuar dhe mbështetur fuqimisht nga kryeministri Rama.

Pak kohë më parë, në ndeshjen e Supërligës Partizani – Kastroti, ekipi krutan në bluza kishte logon e një kompanie bastesh. Ditë më pas, organet kompetente, bazuar në ligj proceduan administratorin e Kastriotit, për reklamim të kompanisë së basteve.

Betvictor Screenshot 7

 

Të këshilluara

Shkodër/ 4 persona kapen me marijuanë

Operacioni i koduar me emrin “Rruga e Hapur’ ka vënë në pranga katër persona në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit, Nardi Malaj, Dod Dodani,...

10:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI