Flash

Prokuroria mbyll hetimet, dosja 'Tahiri' shkon në Gjykatë

Lapsi.al 27 February 2019
Prokuroria mbyll hetimet, dosja 'Tahiri' shkon në Gjykatë

Thirrjet e Saimir Tahirit kanë qënë të vazhdueshme, por me sa duket i ka dëgjuar organi i akuzës.

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’ dhe ka dërguar sot për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-zyrtari i lartë është thirrur për t’u paraqitur nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare të Prokurorisë, njofton News 24.

Më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e tij për mos zgjatejn më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 mars. Por me sa duket hetimet janë mbyllur më herët

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigja me sa duket ka ardhur dhe dosja është dërguar për gjykim.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI