Flash

Merr 40 mln lekë gjobë, Arbër Çepani flet për represion nga pushteti

Lapsi.al 27 February 2019
Merr 40 mln lekë gjobë, Arbër Çepani flet për

Aktivistit dhe ish-fituesit të reality show-t Big Brother, Arbër Çepani, i kanë vendosur në barin e tij një gjobë.

Kjo ka nxitur një reagim të  fortë nga ana e tij, teksa thotë se gjithë këto ditë kanë qenë të vështira për të dhe për familjen e tij.

Sikurse Çepani e shpjegon në një postim në Facebook, gjoba me vlerë 40 milionë lekë është në shkelje të çdo procedure të mundshme ligjore.

Ai shkruan në Facebook se ky represion ndaj tij vjen ngaqë ai ngriti zërin për problemet që ka vendi.

"Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”! Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të egzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar!" - shkruan mes të tjerash Arbër Çepani, i cili zbulon se do të çojë në gjykatë këtë gjobë tendencioze ndaj biznesit të tij.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI