Pas atentatit në Lezhë, kur persona ende të paideifikuar hapen zjarr ndaj makinës “Ford Focus”, me të cilën udhetonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës, vjen reagimi zyrtar nga ana e këtij institucioni.
Bashkia, duke i bërë apel policisë të kapë autorët, thotë se “kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre”.
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.
Dëshmia e zyrtarëve
Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të paidentifikuar ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë. Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se e ka parakaluar makinën e atentatorëve për t’i shpëtuar sulmit.
Nuk dihet nëse qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërimi apo një vrasje e mbetur në tentativë.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/atentati-lezhe-.mp4"][/video]
Dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës kanë thënë se atentatorët e kanë qëlluar makinën në pjesën e gomave, ndërkohë që ata për t’i shpëtuar kanë devijuar rrugën dhe kanë hyrë në një pikë karburanti.
Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.