Flash

Protesta e opozitës/ Proçedohen penalisht 8 persona, në kërkim 12 të tjerë

Lapsi.al 27 February 2019
Protesta e opozitës/ Proçedohen penalisht 8 persona, në

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Kjo ka ndodhur pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

- A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

- E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

- Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

- P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

- A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

- F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

- B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

- O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit ku kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Po punohet dhe për kapjen e 12 personave të tjerë të identifikuar, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

2 punonjës policie janë lënduar gjatë protestës së djeshme, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Të këshilluara

Shkodër/ 4 persona kapen me marijuanë

Operacioni i koduar me emrin “Rruga e Hapur’ ka vënë në pranga katër persona në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit, Nardi Malaj, Dod Dodani,...

10:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI