Shkodrani u dënua me 5 vite burg për vrasjen e fqinjit në një lokal në Shkodër, por shlyeu vetëm 4 vite.
Rragami u rikthye në Angli për t'u ribashkuar me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat, 13 dhe 15 vjeçe. Në qershor ai u arrestua sërish pasi kishte thyer urdhrin e ekstradimit. Ai u la i lirë, ndërsa iu vendos një byzylyk elektronik. Ajo që shokoi Anglinë ishte filmimi i bërë nga mbesa e shkodranit, teksa ky i fundit sulmon bashkëshorten me thikë. Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes, të cilën e goditi atë dhe i preu nofullën me një thikë kuzhine. Gjithashtu dhe për sulmin ndaj fëmijëve. Ai u dënua me 8 muaj për sulm ndaj familjes, ndërsa tashmë po lufton me ekstradimin.