Flash

Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, maskat marrin 30 milionë lekë

Lapsi.al 24 February 2019
Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, maskat marrin 30 milionë

Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, një banesë është grabitur në fshatin Mengël të Labinotit në bashkinë e Elbasanit.

Persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës, pasi kati i parë ishte lokal dhe kanë mundur të grabisin një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Lokali dhe banesa konfirmohet të jenë në pronësi të shtetasit Kastriot Puka. Autorëte grabitjes dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë marrë me vete edhe kasafortën ku ndodheshin fitimet nga xhiro ditore e javëve të fundit dhe më pas janë larguar me makinën që kishin parkuar ngjitur me hyrjen e godinës në fjalë.

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.

Të këshilluara

Fier, zjarri djeg 1 ha me shkurre dhe pisha

Një sipërfaqe me shkurre dhe pisha në fshatin Kraps të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse por nu...

21:21

Durrës, mjeku goditet me tullë në kokë

Një mjek i spitalit të Durrësit është goditur me tullë në kokë, pasi ndërhyri për të shuar një sherr. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai kishte ndërhyr...

20:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI