Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Viktima është shtetasi Martin Ndreca, banues po në të njëjtën lagje.
Policia e Durrësit, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçari.
Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/VID-20190224-WA0003.mp4"][/video]