Flash

Dy të vdekur nga moti i keq në Pukë, era hedh në greminë dy barinjtë

Lapsi.al 23 February 2019
Dy të vdekur nga moti i keq në Pukë, era hedh në

Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar 2 viktima.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy të rinj, T. Pjetri dhe K.Maka, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë.

Si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë humbur jetën.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen ndërsa mësohet se të rinjtë ishin shokë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në mal me bagëtitë e tyre.

"Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal" njofton policia

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe specialistë të ndërhyrjeve në raste të vështira por për shkak të erës së fortë gjetja e viktimave është tepër e vështirë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

Durrës, mjeku goditet me tullë në kokë

Një mjek i spitalit të Durrësit është goditur me tullë në kokë, pasi ndërhyri për të shuar një sherr. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai kishte ndërhyr...

20:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI