Flash

Aksident i rëndë në Krujë, vdes në spital njëri nga të rinjtë (Emri)

Lapsi.al 24 February 2019
Aksident i rëndë në Krujë, vdes në spital njëri

Një fuoristradë doli nga rruga në ora 04:30 të mëngjesit të sotëm dhe u përplas me bordurën e një karburanti në rrugën Fushë Krujë - Krujë. Në makinë po udhëtonin tre të rinj, të cilët u plagosën rëndë. Njëri prej tyre, Altin Vogli, u nda nga jeta në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy të tjerët, Ilir Gega (shoferi) dhe Dorjan Hifi kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave të para të policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.

Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI