Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Lirimi i trafikantit Naser Gashi, Krimet e Rënda japin masën e sigurisë për policët

Lapsi.al 18 February 2019
Lirimi i trafikantit Naser Gashi, Krimet e Rënda japin masën e

Prokuria e Krimeve të Rënda dhanë sot masën e sigurisë për katër policët e Kukësit që dhanë vendimin për lirimin e Naser Gashit, të dënuar me 7.4 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshuan masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Spahiu, duke e lënë në “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, janë lënë pa masë sigurie edhe dy oficerët që ishin detyrim paraqitje, Ferdinad Xheta dhe Shkelzen Ibajn. Për të shpallurin në kërkim, Agim Basha u rikonfrimua masa “arrest në burg”.

Ndaj katër policëve ka nisur një hetim, sipas të cilit, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

naser-gashi-770x422

Hetimi

Hetimet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë nga zv.drejtori i Hetimit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, është paraqitur në dalje një person më identitetin Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer ishte Ron Nimani, shkruan Panorama.

Policia e ka përzgjedhur Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumente të falsifikuara. Ai është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifikimit nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindjes 1960, nga Mitrovica e Kosovës, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë, me 7 vite e 4 muaj burgim.

Ai ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe, pasi i mbeteshin edhe 2454 ditë burg për të vuajtur. Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e personit në fjalë, por më pas prokurorja Rita Gjati ka urdhëruar lirimin për shkelje procedure. Në vendimin e firmosur prej saj thuhet se “në rastin konkret nuk janë respektuar kërkesat e ligjit për arrestimin në flagrancë dhe në këto kushte duhet të bëhet lirimi i menjëhershëm i Naser Gashit”, shkruan Panorama.

Të këshilluara

Gert ‘Gjenerali’ lë qelinë e burgut

45-vjeçari, Gert Gjinarari i njohur edhe si Gert Gjenerali i dënuari me burgim të përjetshëm, por që gjykata e Korçës e ka liruar me kusht, e ka lënë qelinë, pa...

13:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI