Flash

Atentati me dy viktima në Vlorë, arrestohet në spital i plagosuri

Lapsi.al 18 February 2019
Atentati me dy viktima në Vlorë, arrestohet në spital i plagosuri

Policia ka arrestuar ditën e sotme shënjestrën e atentatit me dy të vdekur, të ndodhur dje në Vlorë, Armando Sulejmanin.

Mësohet se Sulejmanit iu gjet një armë zjarri pa leje gjatë arrestimit. Arresti atij iu komunikua në spital ku po merr mjekim pas plagosjes.

Ditën e djeshme të shtëna të shumta tronditën qytetin e Vlorë. Nga ky atentat mbetën të vdekur dy persona Arjan Hasani dhe Orest Rexho, shoku dhe kunati i Sulejmanit, ndërsa u plagos Armando Sulejmani, i cili, sipas informacioneve, ishte edhe objektivi i atentatit.

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/vlora-1.mp4"][/video]

Autorët e sulmit, për të cilët nuk dihet ende asgjë, u larguan me makinë duke e braktisur atë më pas në fshatin Sherisht e duke i vënë flakën për humbjen e gjurmëve.

Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”. Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burg. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI