Edi Rama ka shfaqur shenjat e para të hezitimit pas vendimit radikal që po pritet të marrë opozita për djegjen e mandteve. Megjithëse para deputetëve Kryeministri është treguar skeptik se PD dhe LSI mjnd të gjejnë konsensus për këtë akt radikal, ai sërish ka përdorur gjuhën e dyfishtë që e vë në punë sa herë është në situata të paqarta. Ai e ka porositur grupin e tij parlamentar të mbledhur sot se duhet: “Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita. Unë nuk besoj se opozita do gjejë konsensus për të djegur e mandatet". Por ajo që bën përshtypje është fraza e mëposhtme: "Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne”, ka thënë kreu i PS.
Po në këtë paradoks, për të gjetur të vërtetën mes shpifjeve (sa mund të ekzistojë ajo?) duket qartë gjuha ambigue që përdor kryeministri sa herë është i pasigurtë për të ardhmen. Askush nuk e kupton dot se si shpifjet mund të përmirsojnë ndokënd.
Djegja e mandateve të opzitës do ta bënte Shqipërinë të vetmeen autokraci në Europën perendimore ku një lider dhe një parti e vetme kontrollon gjithçka.
©Lapsi.al