Flash

Flet për herë të parë Nikolla Gruevski: Si arrita të arratisem nga Maqedonia

Lapsi.al 18 February 2019
Flet për herë të parë Nikolla Gruevski: Si arrita të

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski tha se Serbia nuk ka të bëjë fare me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari. Në intervistën e parë për televizionet e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike,” tha Gruevski. Ai specifikon se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit, shkruan Ina.

“Jam njeri i lirë në këtë vend”, tha Gruevski. Ai është i bindur se Maqedonia Veriore do të përballet me një “problem serioz politik” në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI