Ditën e sotme policia ka nisur të ndalojë dhe arrestojë qytetarë pjesëmarrës në protestën e djeshme të opozitës.
Sot është arrestuar madje një 80-vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Tiranës Ndue Fugën, 80-vjeçari i cili u ngjit ditën e djeshme në tendën e kryeministrisë, ku madje hodhi dhe valle.
Fuga është marrë pak minuta më parë në banesën e tij ne Fishtë dhe është nisur drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ai është mbajtur disa minuta dhe është lënë i lirë. Policia ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë duke patur parasysh moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Deri më tani policia ka arrestuar 15 persona për shkelje ligjore gjatë protestës së djeshme të opozitës.