Flash

Spiropali për djegien e mandateve të PD: Basha tha se do digjte qeverinë, por po digjka opozitën

Lapsi.al 17 February 2019
Spiropali për djegien e mandateve të PD: Basha tha se do digjte

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili më herët u shpreh se do të propozojë djegien e mandateve të deputetëve të partisë së tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në Twitter i Spiropalit. Kjo e keqe e ka një të mirë shkruan Spiropali, e cila duket se ende nuk e ka harruar episodin e hedhjes së bojës në parlament prej deputetit të PD-së Edi Paloka, në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama. "Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë", vazhdon më tej ajo.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, shkruan Spiropali.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI