Flash

Radikalizimi i Bashës: "PD do të djegë mandatet, nuk bëhemi fasadë"

Lapsi.al 17 February 2019
Radikalizimi i Bashës: "PD do të djegë mandatet, nuk

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përdorur protestën e djeshme si një shkak, me vlerë referendare tha ai që opozita të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament. I akuzuar shpesh nga kritikët e tij si një politikan me profil të butë opoziatar lideri i PD deklaroi se" Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj."Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta.

Ndaj deklaroi se do ti propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Ne përballë nuk kemi një kryemninistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.  Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, tha ai.

Nëse do të shkonte drejt këtij obsioni ky do të qe hapi më radikal i Bashës në kryesimin gati 6 vjeçar të PD-së e cila tashmë ka denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin, vjedhjet galopante të Edi Ramës me oligarkët dhe ka provuar me anë të përgjimeve blerjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me trafikantët e drogës.

E vetmja gjë që Basha nuk sqaroi në prononcimin e vet, ishte roli i aleatit tjetër të madh në opozitë, LSI-së. Jo më larg se të enjten e kaluar, Monika Kryemadhi, e pyetur në emisionin "Opinion" e mohoi një mundësi të tillë duke deklaruar se mandatet e partisë së saj janë mandate te fituara me gjak dhe ato nuk i takojnë deputetëve por popullit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Vrasja e dyfishtë, reagon policia e Vlorës

Policia e Vlorës e ka ende të paqartë motivin e atentatit të sotëm me dy të vrarë dhe një të plagosur tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë. është ngritur një grup të pos...

13:53

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI