Flash

Vrasja e dyfishtë, reagon policia e Vlorës

Lapsi.al 17 February 2019
Vrasja e dyfishtë, reagon policia e Vlorës

Policia e Vlorës e ka ende të paqartë motivin e atentatit të sotëm me dy të vrarë dhe një të plagosur tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë. është ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët këtë ditë pushimi. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.

Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Të tre viktima kanë qenë në një makinë, por nuk dihet se cili ka qenë shënjestra.

“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI