Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Protesta/ Policia jep shifrat: 15 në pranga, 7 të shpallur në kërkim

Lapsi.al 17 February 2019
Protesta/ Policia jep shifrat: 15 në pranga, 7 të shpallur në

Policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës. Zyrtarisht deklarohet se pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë 15 shtetas:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë; E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë; N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë; A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë; R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë; S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë; D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër; H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë; I.H., 49 vjeç, banues në Durrës; F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë; S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik; M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan; L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë; P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër; V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Policia deklaron se këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas: G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë; A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë; R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas; D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë; P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI