Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“New York Times”: Mijëra kundër qeverisë së Tiranës, policia bëri pak rezistencë

Lapsi.al 16 February 2019
“New York Times”: Mijëra kundër qeverisë së

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”.

“Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore, të cilën ata e thyen. Por nuk mundën dot të hynin brenda.

Një oficer i policisë bëri thirrje për qetësi, pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin një figurë arti. Policia ofroi pak rezistencë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë si dhe thirri përmes altoparlantëve për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit e prekur nga gazi lotsjellës janë marrë në ambulanca dhe makina.

Në një intervistë me “The Associated Press” para tubimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se protestuesit donin dorëheqjen e qeverisë, një kabinet të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme "me qëllim rivendosjen e demokracisë nëpërmjet një Parlamenti që zgjidhet nga vullneti e njerëzve dhe jo paratë apo kërcënimet e kriminelëve ".

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kishin bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor. Shqipëria shpreson të hyjë në negociata të plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian këtë vit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritetet kryesore të vendit” – shkruhet në NYT. ©Përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 4 oficerë policie

SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 v...

16:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI