Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

FOTO/ 19 të lënduar nga protesta, Veliaj “i shqetësuar” për këtë pemën

Lapsi.al 16 February 2019
FOTO/ 19 të lënduar nga protesta, Veliaj “i

Nuk kishte si të mungonte reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas protestës së opozitës në qendër të Tiranës. Duke qenë së këtë shtunë mungoi shpërndarja e “kasetës” me kronikën e montuar të radhës, Lali ka bërë një koment në rrjetet sociale për atë që ndodhi në protestë. Megjithëse janë 19 qytetarë, mes të cilëve gazetarë dhe policë të cilët përfunduan në spital dhe qindra të tjerë u helmuan nga gazi që hodhi policia për të shpërndarë protestuesit, kryebashkiaku vajton për pemën dhe barin që u shkel.

“Po pse o pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!”, - shkruan Veliaj në Facebook. I duhen kujtuar Erion Veliajt protestat që organizonte në opozitë duke djegur goma në rrugë çdo të shtunë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 4 oficerë policie

SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 v...

16:57

Protesta/ Shiheni Bashën me lot në sy

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha prej 4 orësh po qëndron para Kryeministrisë duke inkurajuar protestuesit të vazhdojnë qëndresën. Në disa foto të realizuara...

15:21

Protestuesit ndezin zjarr në kryeministri

Një grup protestuesish kanë ndezur zjarr në hyrje të Kryeministrisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës me ujë dhe gaz lotsjellës, duke i dhënë kështu f...

15:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI