Pas mbylljes së protestës, një tjetër reagim vjen prej kryeministrit Rama. Ai ka postuar dy foto në rrjetet sociale për të bërë krahasimin e ambienteve pranë kryeministrisë para dhe pas proteste.
Rama ngre një pyetje krahasimore duke kërkuar përgjigje prej qytetarëve.
“ZGJEDHJA ËSHTË E QARTË: Mund e durim për Shqipërinë që duam apo rrumpallë e rrënim për Shqipërinë që kishim”, shkruan ai në profilin e tij në Instagram.