Pas mesazhit të parë ku shprehte dhimbje për “kërpudhën” e shkatërruar, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.
“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt” – shkruan Rama.
Pak orë më parë Rama shkroi: “KEPURDHA - Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta?” – shkroi Rama. ©LAPSI.al