Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Çfarë thonë mediat e huaja për protestën e opozitës në Tiranë

Lapsi.al 16 February 2019
Çfarë thonë mediat e huaja për protestën e

Protesta masive e organizuar nga opozita në bulevardin kryesor të Tiranës pati jehonë edhe në mediat dhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.

“Protestuesit nisën të shkallmojnë dyert e zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsionit qeveritar”, – shkruan “Euronews” që e transmetoi të gjithë tubimin online.

"Washington Post" shkruan se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë anti-qeveritare, duke thënë se kabineti është i korruptuar. Ata kanë shkruar më tej se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen edhe në kryeministri.

“Reuters” shkruan se protestuesit, pasi hodhën bomba molotov u përpoqën të thyjnë xhamat e Kryeministrisë, duke i goditur me mjete të forta. E njëjta agjenci raporton se oficerë të policisë u bënë thirrje protestuesve për t’u qetësuar.

"La Republica" gjithashtu e ka vënë theksin tek dhuna e treguar në protestë dhe përpjekjet për t’u futur në Kryeministri. “Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqytetit shqiptarë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Protestuesit, të organizuar nga partia demokratike, kanë thyer kordonin e policisë duke kërkuar të futen në Kryeministri me dhunë”, - shkruan La Republica.

Vlen për tu theksuar se asnjëra nga mediat e njohura ndërkombëtare nuk ka transmetuar asnjë pamje nga takimi anti-miting i Edi Ramës në Vlorë.

Të këshilluara

Arrestohen 4 oficerë policie

SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 v...

16:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI