Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Lubonja: Po të isha unë do kisha hyrë në zyrën e Ramës

Lapsi.al 16 February 2019
Lubonja: Po të isha unë do kisha hyrë në zyrën e

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Sipas tij, pati një strategji të qeverisë, për të lejuar sulmin ndaj institucionit dhe kjo u dëshmua nga lehtësia me të cilën protestuesit çanë kordonin e policisë. Sipas Lubonjës nuk mund të quhet vandalizëm ajo ç’ka ndodhi, krahasuar me çfarë u ka bërë kryeministri qytetarëve.

“Po të isha unë, do të kisha hyrë në zyrën e Edi Ramës. Në mënyrë simbolike do t’i kisha nxjerrë pikturat, por edhe koshin e basketbollit se ajo nuk është zyra e tij private. Këtë do e kisha bërë në mënyrë simbolike. Le ta marrë vesh gjithë bota se kush qeveris. Ai e meritonte një goditje simbolike”.

Lubonja u shpreh gjithashtu se gazi lotsjellës i hedhur nga garda, kishte efekt shkatërrues dhe se ai vetë duke qenë pranë kryeministrisë, është prekur prej tij.

“Kishte nje strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta propagandistike. Ndërsa kundërshtari, e përdori dhunën si presion. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë. Aty nuk kishte një kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të atillë njerëzore.

Përgatitja me gaz lotsjellës dhe maska, tregonte se strategjia ishte lejimi për tu sulmuar institucioni. Gazi lotsjellës, siç e provova edhe vetë, efektin nuk e kishte vetëm rrotull kryeministrisë, por efekti shkatërrues shkonte deri te presidenca, prandaj duhet të ikje për të shpëtuar pa u helmuar. Pra, do të shkatërrosh protestën? Hidh ca bomba dhe largohen njerëzit”, - u shpreh analisti.

Lubonja tha se në media flitet shumë për dhunën në protestë, por jo për dhunën institucionale që ushtrohet çdo ditë nga qeveria.

“U përmend këtu që kishte dhunë në protestë, por ne kemi qeveri që po përdor dhunë, sic ka bërë aty te Astiri. Kemi qeveri që kërkon të çojë veprimet e paligjshme deri në fund. Me dhunën strukturore që ka përdorur, ka pësuar pak shumë nga qytetarët. Këtu kam vërejtje për Berishën, Bashën. Ata thonë distancohemi nga dhuna, po mirë çfarë duan ata? Dhuna është mesazh simbolik, nuk po kërkohet të përmbyset me dhunë qeveria.

Kemi një kryeministri që në mënyrë të dhunshme, ka disa simbole që po të isha unë, do të kisha lejuar edhe dhunë të ndodhte. Ka një kat të parë aty, që kryeministri e ka bërë qendër dialogu. Keni parë ndonjë dialog ju aty? Ndonjë mendim ndryshe? A bëhet dialogu në shtëpinë time apo tënden? Dialogu bëhet në një vend të tretë. Ky thotë hajde bëni dialog në shtëpinë time”, - u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 4 oficerë policie

SHÇBA ekzekuton 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e një shtetasi të dënuar me 7.4 v...

16:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI