Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Deputeti i PD: I gjetëm policët si derra duke festuar me uiski pas protestës

Lapsi.al 16 February 2019
Deputeti i PD: I gjetëm policët si derra duke festuar me uiski pas

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi ashpër policinë e Shtetit që sipas tij, në vend që t’i shërbente qytetarëve, po festonte arrestimin e tyre. Pasi shkoi të takonte qytetarët e arrestuar pas protestës ish-ministri i Brendshëm tha se i kishin gjetur policët duke festuar me uiski.

“Kemi një orë këtu pa asnjë përgjigje. Kur u ngjitëm sipër, me gjithë tentativat për të penguar fizikisht deputetët, kur u ngjitëm sipër gjetëm kupolën e policisë, i gjetëm si një tufë derrash me uiski, Red Bull e kishin shtruar.

Gjithçka është filmuar. Ne na lanë në pritje pa na sqaruar. Policia e Shtetit që duhej ti shërbente qytetarëve, ishte duke u zhgërryer jo në llucë, por në uiski, Red Bull e vodka. Gjoja ata po kryenin punën.

Dhunë nuk ka pasur. Kjo ka qenë protesta më e madhe dhe më qytetare në këto vite të demokracisë. Njerëzit kanë shfryrë për qeverisjen Rama, për gjendjen. Sqarime? Do t’i marrin ata shumë shpejt. Qytetarët do t’ia japin”, - tha Noka për mediat.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/02/jxmXomfk8GbxqR3yFPH1_16_eab12777393f00d11e2da702afb4000f_video_360p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI