Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Foto me armë/ Si nisën hetimet për 50-vjeçarin pas thirrjeve për dhunë në protestë

Lapsi.al 17 February 2019
Foto me armë/ Si nisën hetimet për 50-vjeçarin pas

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht sot nga policia në Lezhë , për shkak të publikimit në Facebooktë fotos së një arme, ndërsa ka bërë thirrje edhe për dhunë para fillimit të  protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga opozita e bashkuar.

Sipas njoftimi të policisë, personi në fjalë, 50-vjeçari me inicialet Gj.D, banues në Lezhë, do të akuzohet për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Njoftimi i policisë

Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike  për veprime të dhunshme.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI