Flash

Djegia e mandateve akt i paprecedentë, çfarë parashikon Kodi Zgjedhor

Lapsi.al 18 February 2019
Djegia e mandateve akt i paprecedentë, çfarë parashikon Kodi

Politika në vend pritet të përballet për herë të parë me një rast të paprecedentë, atë të djegies së mandateve të deputetëve, propozim i kryedemokratit Basha për grupin e tij parlamentar e aleatët. Por çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës dhe a gjen zgjidhje në kodin zgjedhor djegia e mandateve.

Neni 71 i Kushtetutës thotë shprehimisht se, Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.   Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Kushtetuta

Referuar Kodit Zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ-në në rastin e dorëzimit të mandatit të deputetit, dhe kjo e fundit nis punën për zëvënedësimin e vendit vakant të krijuar në parlament. Neni 164 i Kodit Zgjedhor sqaron mandati i deputetit ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. “Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës” citohet në nenin 164 të Kodit Zgjedhor.

Whatsapp Image 2019 02 18 At 09.25.30 (1)

“Gjithashtu Kodi Zgjedhor parashikon se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.” - thuhet më tej në nenin 164 të Kodit Zgjedhor.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2017 nuk pati koalicione ndërsa aleatët hynë në listat e kandidatëve të partive kryesore në vend. Ndër partitë e vogla që fituan mandatin e deputetit me listën e PD, janë Nard Ndoka i PDK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Dashamir Shehi i LZHK-së e Fatmir Mediu i PR-së, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit nga lista e Partisë Demokratike. Ndërsa së fundi me demokratët është afruar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI