Një ditë pas protestës ndaj tij, Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi është votuar nga shumica e popullit të tij dhe se nuk ka detyrim të përmbushë kërkesat e opozitës, që shprehet se është minorancë.
Në një intervistë për “Corriere dela Sera” më 17 shkurt 2019, Rama i përgjigjet pyetjeve të gazetarit shqiptaro-italian Leonard Berberi:
“As nuk e mendoj këtë (dore4heqjen). Unë kam marrë një mandat të qartë popullor, kemi një mazhorancë të qartë në parlament dhe në fund, unë kam një detyrim përballë bashkatdhetarëve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. I vetmi detyrim imi është kontrrata me popullin shqiptar që më ka dhënë votën për të qeverisur." - u shpreh Rama, i cili theksoi edhe se çfarë arriti opozita me këtë protestë.
"E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës është që i dha Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete është shkatërrimi i një vepre artii, një kërpurdhe, që ishte instaluar në oborrin e selisë së qeverisë." - u shpreh kryeministri.