Edi Rama është shprehur në mbledhjen e grupit të PS se opozita dështoi ne përpjekjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Por, sipas kryeministrit, Basha po luan bllofin, pasi nuk do të ketë konsensus mes ligjvënësve demokratë.
“Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do te jete sidoqoftë e vështirë te realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin” - mësohet të jetë shprehur Rama.
Kryeministri ka kërkuar që pavarësisht çfarë bën opozita, deputetët e mazhorancës duhet të ecin drejt dhe të organizohen për zgjedhjet vendore.
“Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar” - ka thënë kryeministri.