Sali Berisha është pro djegies së mandateve të opozitës.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD sot, Berisha, u shpreh se duhen ndërmarrë të gjitha aktet që çojnë në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, u shpreh Berisha në mbledhjen e grupit të PD.
Ish-kryeministri ishte i pari që hodhi idenë e djegies së mandave të opozitës, si të vetmen mënyrë për të rrëzuar regjimin autokratik të Edi Ramës.