Flash

Djegia e mandateve të opozitës, Erion Braçe ‘zbulon’ arsyen

Lapsi.al 18 February 2019
Djegia e mandateve të opozitës, Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, duke thënë se e gjitha kjo bëhet për shkak se nuk e penguan dot Reformën në Drejtësi.

“Pse digjen tani? Sepse nuk i bejne me dot asgje Reformes ne Drejtesi; As #SPAK e as #BKH, as #GjKUSHTETUESE, as #GjseLarte, te gjitha ne pune shume shpejt! Mekanizmi kushtetues #Cmonton #BllokiminngaKuvendi. Te parendesishem shume shpejt! #REFORMA E PARA #REFORMA PERPARA”, shkruan Braçe.

Vendimi për të djegur mandatet u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku u vendos të ngrihej dhe një grup pune për teknalitetet.

“Në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime.

Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut, që ka shkaktuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit katastrofal, duke mbëhstetur plotësisht zgjidhjen politike të afruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndarmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë integrimin e vendit, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

Grupi parlamentar i PD autorizoi kryetarin e partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statusin e PD”, u shpreh Basha pas mbledhjes.

Të këshilluara

Gert ‘Gjenerali’ lë qelinë e burgut

45-vjeçari, Gert Gjinarari i njohur edhe si Gert Gjenerali i dënuari me burgim të përjetshëm, por që gjykata e Korçës e ka liruar me kusht, e ka lënë qelinë, pa...

13:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI