Flash

Gjyqi Panucci-Nishani, gjykata i jep të drejtë ish-Presidentit

Lapsi.al 13 February 2019
Gjyqi Panucci-Nishani, gjykata i jep të drejtë ish-Presidentit

Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçit, kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”.

Lajmin e bejnë me dije për “Panorama”, mbrojtësit ligjor në këtë perballje të ish-presidentit Nishani.

“Po padia është rrëzuar. Vendimi është marrë dje për rrëzimin e padisë por ende nuk është zbardhur. Pretendimet e ngritura nga paditësi kanë rezultuar të pabazuara”, eshte shprehur Bujar Nishani ne nje prononcim per “Panorama”.

Trajneri i Kombëtare, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil. Panuçi është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

“Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim, do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin. Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë”, ka thënë Nishani muaj më parë i pyetur për padinë e Panuçit.

Të këshilluara

Ramës i ikën një zv.ministër

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra, zv/ministrin e Bujqësisë, Ilir Halilaj. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të...

15:19

Rinis dëbora në Kukës

Pas temperatura të ulta, në Kukës janë rikthyer reshjet e dëborës. Aktualisht reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe në qytet, por nuk ka asnjë raportim...

15:16

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI