Flash

Kërkohej për terrorizëm, kosovari kapet në Vlorë

Lapsi.al 13 February 2019
Kërkohej për terrorizëm, kosovari kapet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas kosovar i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste. Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari me iniciale F.D. ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.

Të këshilluara

Ramës i ikën një zv.ministër

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra, zv/ministrin e Bujqësisë, Ilir Halilaj. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të...

15:19

Rinis dëbora në Kukës

Pas temperatura të ulta, në Kukës janë rikthyer reshjet e dëborës. Aktualisht reshjet vijojnë me intensitet të lartë edhe në qytet, por nuk ka asnjë raportim...

15:16

Bie zjarr pranë Pazarit të Ri

Merr flakë një kazan mbeturinash në sheshin “Avni Rustemi”, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Një re e zezë tymi është parë të dalë prej kazanit. Është hera e d...

13:48

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI