Flash

Thaçi takim me ambasadorin e SHBA-së, diskutime për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 13 February 2019
Thaçi takim me ambasadorin e SHBA-së, diskutime për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett. Ata kanë diskutuar mes tyre për shumë tema, duke mbajtur në fokus veçanërisht dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Thaçi ka thkesuar se miqësia mes dy vendeve është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike, për integrim në strukturat euroatlantike.

 “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti dhe ambasadori Kosnett mes të tjerash, ranë dakort se duhet të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka  shtuar Thaçi.

 

 

Të këshilluara

Bie zjarr pranë Pazarit të Ri

Merr flakë një kazan mbeturinash në sheshin “Avni Rustemi”, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Një re e zezë tymi është parë të dalë prej kazanit. Është hera e d...

13:48

Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Dy emrat e rinj të sapo emëruar janë Redi Shtino dhe Lo...

12:18

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI