Kryeministri Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç'i takon me punët e Kosovës.
"Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa... ku ti lypim ndihmë le tna ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast. Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu" - shprehet Haradinaj për Klan Kosova.
Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama farovizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.
[video width="1024" height="620" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/haradinaj-1-.mp4"][/video]
Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur. Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t'i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.
Haradinaj theksoi se ndasitë brenda faktorit politik shqiptar jo vetëm kanë konfuzuar Uashingtonin, por edhe kanë përçarë aleatët historikë të Kosovës, SHBA-në dhe BE-në, sa i përket zgjidhjes së problemeve të Kosovës.
[video width="1024" height="634" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/haradinaj-2.mp4"][/video]