Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë paraditen e sotme, për të kundërshtuar rastet e dhunës dhe përdhunimeve në Shkodër.
Ndërsa dje në ambientet e Fakultetit Juridik, po në Shkodër, një efektiv i veshur civil dhe me armën e shërbimit ka hyrë në mjediset e godinës dhe në afërsi të banjove ka ngacmuar një studente dhe një pedagoge.
Studentët nuk e kanë lejuar efektivin të dalë nga godina dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e këtij të fundit.